AFATET DHE KUSHTET E GARANCIONIT SË ZGJATUR
1. Garancioni i zgjatur zbatohet vetëm për modelet e mëposhtme të TV Grundig:
43 GFU 7800B GRUNDIG,
43 GGU 7900B GRUNDIG,
43 GHU 7800 B GRUNDIG,
43 GHU 7970 B GRUNDIG,
50 GGU 7900B GRUNDIG,
50 GHU 7800 B GRUNDIG
,
50 GHU 7970 B GRUNDIG,
50 GHU 8590 GRUNDIG,
55 GHQ 8990,
55 GHU 7800 B GRUNDIG,
55 GHU 7970 B GRUNDIG,
55 GHU 8590 GRUNDIG,
55 OLED GH950,
65 GHQ 8990,
65 GHU 7800 B GRUNDIG,
65 GHU 7970 B GRUNDIG,
65 GHU 8590 GRUNDIG,
65 OLED GH950,
75 GHU 7800 B GRUNDIG,
2. Garancioni i zgjatur zbatohet vetëm për blerjen e modeleve të Grundig Android TV nga pika 1, të blera në periudhën nga 01.02.2024. deri më 30.06.2024. Produktet duhet të regjistrohen në këtë formular jo më vonë se më 15.07.2024. përndryshe garancioni i zgjatur nuk do të zbatohet dhe blerësi ka të drejtë vetëm për garancionin e rregullt dyvjeçarë.
3. Ky garancion i zgjatur zbatohet vetëm për produktet e blera në territorin e Republikës së Kosovës.
4. Deklarata e garancionit mbi garancionin e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme nëse vërtetohet se nuk është e plotë, nëse është modifikuar dhe / ose përmban të dhëna të pasakta të futura gjatë regjistrimit të produktit.
5. Kur aplikoni për zgjatjen e garancionit gjatë periudhës së garancionit të zgjatur, duhet të dorëzoni dokumentet në vijim në dyqanet Neptun:
- kartën origjinale të garancionit
- faturën origjinale ose kopjen e saj
6. Vendimi ynë lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ankesat lidhur me defektet në punë ose materialet e përdorura gjatë periudhës së zgjatur të garancionit do të jenë përfundimtare dhe detyruese dhe blerësi pajtohet t'i përmbahet këtyre vendimeve. Çdo pjesë e dëmtuar e zëvendësuar gjatë periudhës së garancionit së zgjatur do të bëhet pronë e Grundig.
7. Kushtet e garancionit të zgjatur të cekura në këtë deklaratë janë në përputhje me kushtet e garancionit të rregullt Grundig të përshkruara në garancionin standard. Para çdo veprimi, është e nevojshme të lexoni kushtet standarde të garancionit.
8. Ky garancion i zgjatur është lëshuar në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me praktikat e mira të biznesit të markës Grundig.
9. Gjatë periudhës së garancionit të zgjatur, blerësi ka të drejtën të zëvendësojë produktin vetëm në rast se pajisja nuk mund të riparohet.
10. Gjatë periudhës së garancionit të zgjatur, afati i riparimit nuk është i përcaktuar me ligj dhe mund të jetë më i gjatë se 30 ditë.
11. Ky garancion i zgjatur është subjekt i kufizimeve dhe përjashtimeve vijuese:
- dështimi ose dëmtimi i shkaktuar nga Forca Madhore, zjarri, trazirat civile dhe / ose aksidentet
- dështimet e shkaktuara nga përdorimi i tensionit të gabuar të rrjetit elektrik dhe / ose dëmtimeve pasuese që rrjedhin nga neglizhenca dhe / ose abuzimi
- përdorimi i cili nuk është në përputhje me manualin e përdoruesit
- riparimet e kryera nga personat e paautorizuar dhe / ose instalimi i pasaktë i cili nuk i plotëson kërkesat e manualit të përdoruesit
- produktet e përdorura në ambientet komerciale ose jorezidente.