* = Seksionet e detyrueshme.
Termat dhe kushtet e garancisë ekstra
1. Garancia ekstra aplikohet vetëm në modelet e mëposhtme të televizorëve Grundig:
32 GFH 6900B,
32 GFH 6900B,
32 GFH 6900B,
32 GFH 6900B,
32 GFH 6900B,
40 GFF 6900B,
40 GFF 6900B,
43 GGU 7900B,
43 GGU 7900B,
43 GGU 7900B,
50 GGU 7900B,
50 GGU 7900B,
55 GFU 7800B,
55 GGU 7900B,
55 GGU 7900B,
55 GGU 7950A,
55 GGU 8960,
65 GFU 8990B,
65 GFU 8990B,
65 GGU 7900B,
65 GGU 7950A,
65 GGU 8960,
TV LED 32GDH5600B,
TV LED 32GEH6600B,
TV LED 40GFF6900B,
TV LED 40VLE6735BP,
TV LED 43GEU7800B,
TV LED 43GFU7800B,
TV LED 43GGU7950A,
TV LED 50GEU7800B,
TV LED 50GFU7800B,
TV LED 50GGU7950A,
TV LED 55GDU7500B,
TV LED 55GEU8800B,
TV LED 55GFU7900B,
TV LED 55GGU7950A,
TV LED 55VLX7840BP,
TV LED 55VLX7850BP,
TV LED 65GFU7900B,
TV OLED 65OLEDGD960B,
2. Garancia ekstra zbatohet vetëm për blerjen e modeleve të TV Grundig Android UHD nga pika 1, të blera në periudhën nga 31.03.2023 deri më 31.05.2023 Produktet duhet të regjistrohen në këtë formular jo më vonë se data 30.06.2023. Përndryshe garancia ekstra nuk do të zbatohet dhe blerësi ka të drejtë vetëm për garancinë e rregullt dyvjeçare.
3. Kjo garanci ekstra zbatohet vetëm për produktet e blera në territorin e Republikës së Shqipërisë.
4. Deklarata e garancisë mbi garancinë e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme nëse vërtetohet se nuk është e plotë, nëse është modifikuar dhe / ose përmban të dhëna të pasakta të futura gjatë regjistrimit të produktit.
5. Gjatë aplikimit për riparimin nga garancia gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, duhet të dorëzoni në qendrën e autorizuar të shërbimit të Grundig:
- kartën origjinale të garancisë
- faturën origjinale ose kopjen e saj
6. Vendimi ynë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ankesat lidhur me defektet në prodhim ose materialet e përdorura gjatë periudhës së garancisë së zgjatur do të jetë përfundimtar dhe detyrues dhe blerësi pajtohet t'i përmbahet këtyre vendimeve. Çdo pjesë e dëmtuar e zëvendësuar gjatë periudhës së garancisë së zgjatur do të bëhet pronë e Grundig.
7. Kushtet e garancisë së zgjatur të përmendura në këtë deklaratë janë në përputhje me kushtet e rregullta të garancisë Grundig të përshkruara në një garanci standarde. Para çdo veprimi, është e nevojshme të lexoni kushtet standarde të garancisë.
8. Kjo garanci e zgjatur është lëshuar në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikat e biznesit të mirë të markës Grundig.
9. Gjatë periudhës së garancisë së zgjatur blerësi ka të drejtë të zëvendësojë produktin vetëm në rast se pajisja nuk mund të riparohet.
10. Gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, afati i riparimit nuk është i përcaktuar me ligj dhe mund të jetë më i gjatë se 30 ditë.
11. Kjo garanci e zgjatur është subjekt i kufizimeve dhe përjashtimeve në vijim:
- dështimi ose dëmtimi i shkaktuar nga Forca Madhore, zjarri, trazirat civile dhe / ose aksidentet
- dështimet e shkaktuara nga përdorimi i tensionit të gabuar të rrjetit elektrik dhe / ose dëmtimeve pasuese që rrjedhin nga neglizhenca dhe / ose abuzimi
- përdorimi i cili nuk është në përputhje me manualin e përdoruesit
- riparimet e kryera nga personat e paautorizuar dhe / ose instalimi i pasaktë i cili nuk i plotëson kërkesat e manualit të përdoruesit
- produktet e përdorura në mjedise komerciale ose jorezidente.